Mandi Begaj, Herman Muçaj dhe Ëngjëllush Mukaj, tre trafikantët e kapur me 577 kg kanabis, dolën këtë të enjte para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Avokatët mbrojtës e cilësuan ndalimin e tyre si të paligjshëm. Por pavarësisht pretendimeve, trupi gjykues konfirmoi kërkesën e prokurorisë duke mbyllur në qeli tre të ndaluarit.
Mandi Begaj 43 vjeç, Herman Muçaj 27 vjeç, dhe Ëngjëllush Mukaj 34-vjeç akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Ata u kapën në datë 23 maj në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit me 577 kg kanabis, një pjesë e të cilës në formë çokollate. Lënda narkotike sipas autoriteteve do trafikohej me një skaf të fuqishëm drejt Italisë.
Në operacion morën pjesë dhe autoritetet e Guardia di Finanza, ndërsa ndjekja në det zgjati disa orë. Tre trafikantët në pamundësi për t’u larguar u hodhën në det, por u kapëm nga policia.
Prokuroria PO vazhdon hetimet për të zbuluar vendin ku është siguruar lënda narkotike si dhe rikthimin e trafikuat përmes skafeve.





