E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

550 policë u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore

Policia njoftoi se mori një sërë masash për parandalimin e koronavirusit në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2020.

550 punonjës policie dhe 50 automjete policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, këtë të hënë u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore, ku maturantët iu nënshtruan testimit të gjuhës së huaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se Drejtoria e Rendit Publik monitoroi shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimti të provimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë