E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 48 minuta më parë
Kronikë

54-vjeçarja nga Tirana vdes duke bërë plazh në Vlorë

Një pushuese nga Tirana humbi jetën ë mënyrë tragjike në bregdetin e Vlorës.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

 

Viktima, 54 vjece ka pësuar infarkt duke qëndruar në bregun e detit.

 

Pavarësisht se u dërgua në spitalin e Vlorës, ajo nuk mundi të mbijetojë.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh