Java e gjashtë e Kategorisë Superiore rikthen derbin kryeqytaras Tirana- Partizani. Një derbi që do të përjetohet ndryshe nga të tjerat, pasi mungesa e tifozëve do të ndihet jo pak. Megjithatë dashuria dhe pasioni që ata kanë për skuadrën e zemrës shkon përtej shkallëve të stadiumit

 

Ky është Muahmed Hyka, një nga tifozët më të vjetër të Tiranës. I lidhur fort me ngjyrat bardheblu, Hyka i ndjen emocionet e derbit si në ditën e parë që u bë tifoz i këtij klubi.

 

 

MUHAMED HYKA

TIFOZ I TIRANËS

”Kam qënë tifoz i Tiranës që kur kam lerë. Ngjyrat bardheblu i kam në zemër , nuk i ndërroj më asgjë. Për mua nuk ka Dinamo as Partizan po ka vetëm një Tiranë. Shpresojmë sot tek një rezultat i mirë por futbollit nuk i dihet .”

 

78-vjeçari nuk i mban lotët kur kujton Tiranën e atëhershme tek e cila punoi për 31 vjet si fillim si këpucar dhe më vonë si administrator i klubit.

 

MUHAMED HYKA

TIFOZ I TIRANËS

”Tirana atëherë ka pasur emra të mëdhenj, vecoj Ben Mingën… Atehërë nuk luhej për lekë , kishin vetëm ushqimin asgjë tjetër. I bëj thirrje të gjithë futbollistëve sot të luajnë me zemër dhe për ngjyrat e skuadrës.”

 

Edhe nga ana e kuqe e kryeqytetit, derbi përjetohet  po njësoj. Dashamir Cara, një nga tifozët më të vjetër të Guerrilsave tha se një derbi ka rëndësi gjithmonë ndërsa shpreson që të rikthen tifozët sa më shpejtë në stadium

 

 

DASHAMIR CARA

TIFOZ I PARTIZANIT

”Jam shumë i lidhur me Partizanin.. Babai na e ka trashëguar brezë pas brezi .. Na ka marrë malli të kthehmi në stadium dhe shpresojmë që pse jo nga janari të kthehemi në një kapacitet jo të plotë të stadiumit, por në 15 % të tij. Sa ipërket rezultatit, si tifoz i Partizanit dua fitoren e skuadrës time , por mendoj se ndeshja vendoset nga një gol.”

 

Ndeshja Tirana-Partizani do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin kombëtar .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *