Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi se 50-vjeçarja që u nis me urgjencë nga Lushnja në QSUT sepse dyshohet për koronavirus, mund të ketë infeksion urinar. Ai tha për “Kapital” se nëse do të jetë e nevojshme, gruas do t’i bëhen edhe tamponë.

 

“Duket nga ekzaminimet e para duket që është një infeksion urinar. Mund të lindë nevoja për të bërë edhe tamponë, nëse mjekët e konsiderojnë të arsyeshme, nëse ka simptoma. Rasti është në ekzaminim e sipër. Nëse do të duhet, do të bëhen ekzaminimet.”

 

Mjeku tregoi se ka edhe mundësi që një person të preket nga koronavirusi, por virusi të qëndrojë në heshtje dhe ky person të mos e manifestojë sëmundjen. Në këtë rast Pëllumb Pipero tha se ka shumë pak informacion.

 

“Të gjithë biem dakord që personat e prekur kanë më shumë mundësi, janë më shumë të mundshëm për të transmetuar sëmundjen. Dimë shumë pak gjëra për personat që preken dhe nuk e manifestojnë sëmundjen. Kur flasim rreth koronavirusit, duhet ta dimë që në raport me dëmin, paniku është i pajustifikuar. Shqetësim ka, por ka të dhëna që na bëjnë shumë optimistë që mundësia për tu përballuar fiton pikë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *