E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

5 viktima dhe 678 të infektuar sot në Shqipëri

Epidemiologët kanë kryer 3.088 testime në 24 orët e fundit, të cilat kanë zbuluar 678 qytetarë të infektuar.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë humbur jetën edhe pesë pacientë të tjerë.

 

Reklamë

Pesë qytetarët që nuk e kanë fituar dot sëmundjen janë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç.

 

Këtë të enjte u raportua për 457 të shëruar. Ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë