Subscribe

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë për jetën, në tre aksidente qe ndodhen mbrëmjen e së martës në Elbasan, Shkodër dhe Korçe. Aksidenti më i rëndë u shënua në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete që lëviznin me shpejtësi janë përplasur mes tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 2 pasagjere. Për shkak të plagëve të marra ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Aksidenti i dytë ndodhi në vendin e quajtur Ura e Bardhajt, në Shkodër, ku një makine ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 personat qe ndodheshin brenda saj. Fatmirësisht, ata nuk janë ne rrezik për jetën. Edhe ne aksin rrugor Korçe-Pogradec një person ka mbetur i plagosur pasi makina me të cilwn udhëtonte ka dale nga rruga. 22 vjeçari i cili ishte pasagjer ne makine u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime fizike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *