E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

5 të dyshuar për COVID-19 në Malësi të Madhe, dalin përgjigjet e testimeve

Në 24 orët e fundit fatkeqësisht është shënuar viktima e parë në Malësinë e Madhe me Covid-19.

Bëhet fjalë për një 79 vjecare e cila ka ndërruar jetë ditën e djeshme për shkak të komplikacioneve  të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Reklamë

E moshuara dyshohet të jetë infektuar nga kontaktet që ka patur me të afërmit e saj.

Ndërkohë epidemiologu në Malsine e Madhe Riza Curri ka treguar se ditën e sotme janë marrë 5 tamponë tek personat e dyshuar si raste kontakti.

Epidemiologu Curri thotë se deri më tani janë marrë tamponët tek të gjithë personat e dyshuar por fatmirësisht nuk ka rezultuar asnjë pozitiv, ndërsa tregon se një numër i konsiderueshëm qytetarësh për shkak të frikës se mund të jenë të infektuar nga COVID-19 paraqiten cdo ditë për tu kontrolluar mbi simptomat që shfaqin.

Rasti i parë i konfirmuar disa ditë më parë në Vrakë të Malsisë së Madhe fatmirësisht tashmë është shëruar dhe është në gjëndje të mirë shëndetesore.

Epidemiologu në Malësi të Madhe ju bën thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdeshëm dhe të zbatojnë masat anti COVID , pasi virusi duket se ka filluar të përhapet edhe në Malesinë e Madhe.

Malesia e Madhe për shumë kohë ka qëndruar një zonë e pastër ndërsa tani ka një humbje jetë si pasojë e virusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë