Subscribe

Pas turizmit dhe agroturizmit, një tjetër sektor do të ketë diferencim në pagesën e tatimeve. Me qëllim thithjen e investimeve në zinxhirin e prodhimit të industrisë automotive, qeveria ka parashikuar që ky sektor të ketë një tatim fitimi prej 5 %, nga 15 që është norma.

 

Kjo iniciativë është parashikuar në paketën fiskale të vitit 2020.

 

Ministria e Financave argumenton se kjo nisëm ka si qëllim jo vetëm ta bëjë vendin tonë të konkurrueshëm me vendet e rajonit, por edhe të behët më tërheqës në këtë sektor, duke stimuluar hapjen e vendeve të reja të punës.

 

Aktualisht Maqedonia si dhe Serbia prej vitesh kanë qenë në fokus të interesit të kompanive të mëdha të huaja që investojnë në këtë fushë. Të paktën 10 % e eksporteve në Serbi përbëhen nga prodhimi i pjesëve të makinave.

 

Deri me tani Shqipëria numëron vetëm një kompani të huaj që ka investuar në industrinë automotive, e cila prodhon fije kabllore për makinat.

 

Por ndër vite inversi nga kompani të tjera nuk ka munguar, por barra e taksave si dhe burokracitë kanë detyruar investitorët të mos konkretizojnë projektet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *