E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

5 kandidatë në primaret e Kukësit/ Demokratët zgjedhin emrin për garën e 24 shtatorit

Sot demokratët e drejtuar nga Sali Berisha votojnë për të  përzgjedhur kandidatin me të cilin opozita do të garojë në zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit.

 

Në procesin e primareve marrin pjesë 5 kandidate; Ardian  Elezi, Emri  Vata, Gëzim  Shehu, Uran  Cengu dhe  Ylber  Zeneli.

 

Reklamë

Kandidati, i cili fiton primaret do të garojë me logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 24 shtator përballë kandidatit socialist Albert Halilaj.

 

Ndërkaq është ende e paqartë çfarë do të bëjë Lulzim Basha, i cili u rikthye si drejtues i Partisë Demokratike në muajin korrik. Vetë Basha ende nuk ka folur nëse do të garojë apo jo në zgjedhjet e 24 shtatorit.

 

Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kukësit zhvillohen, pasi kryebashkiaku socialist Safet Gjici u shkarkua për shkak të publikimit të pamjeve ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë