E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

5 humbje jete nga COVID/ Ja sa të infektuar janë shënuar sot

Pesë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID, ndërsa janë identifikuar 995 raste të reja, nga 5,613 testime të realizuara.

 

Pacientët që nuk fituan dot betejën me virusin ishin nga Tirana, Vlora dhe Lezha, nga 64-76 vjeç.

 

Reklamë

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë 12,599 pacientë aktivë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308

Shkodër          1423

Durrës             1087

Fier                  1056

Vlorë               847

Lezhë              727

Elbasan           629

Berat               478

Korçë               315

Kukës              274

Gjirokastër      251

Dibër                204

Më shumë video

Reklamë