Pesë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që humbën jetën nga virusi ishin nga nga Elbasani, Tirana, Fieri dhe Durrësi, 57 deri në 82 vjeç.

 

Ndërkohë, nga 2370 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 228 qytetarë.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

 

Orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *