E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

49 kg kokainë e kapur në Durrës/ Lihet në burg babai i Ardian Çekajt

Gjykata ka lënë në burg Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, e ardhur nga Ekuadori. Mirëpo në konteinerin me banane ishte fshehur sasia me 49 kg kokainë.

Sipas SPAK, dyshohet se Selim Çekaj ishte një nga drejtuesit e trafikut të kokainës nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Reklamë

Konteineri i tij ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane.

Në seancën e apelit, djali i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj ka debatuar ashpër dhe është përplasur me trupën gjykuese, duke kërkuar që babai i tij, Selim Çekaj, të lirohet nga burgu, pasi sipas tij nuk ka lidhje me drogën. Ai ka deklaruar se klanet mafioze po përfshinë familjen e tij në trafikun e lendeve narkotike, raporton Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë