E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

49 gazetarë të vrarë këtë vit, Amerika Latine më keq se Lindja e Mesme

Gazetaria mbetet një profesion i vështirë që shpeshherë vendos në rrezik jetën e gazetarëve ndërsa shifrat e regjistruara nga organizata “Reporterët pa kufij” për vitin 2019 flasin për 49 gazetarë të vrarë, 389 të burgosur ndërsa 57 prej tyre po mbahen peng.

Sipas raportit, numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është në shkallën më të ulët në 16 vjet por ajo që ngre një debat të madh është fakti se numri i të vrarëve në vendet “në paqe’ vazhdon të jetë po aq i lartë sa edhe në vitet e shkuara.

Reklamë

Në Meksikë, janë vrarë 10 gazetarë, po aq sa edhe një vit më parë. Me gjithsej 14 gazetarë të vrarë, Amerika Latine është tani po aq vdekjeprurëse për gazetarët sa edhe Lindja e Mesme.

Në përmbledhjen vjetore mbi dhunën dhe shkeljet ndaj gazetarëve, të publikuar këtë të martë nga “Gazetarët pa Kufij”, thuhet se shifra paraqet një rënie prej 44 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Një aspekt tjetër shqetësues që nënvizon raporti, është shtimi i numrit të arrestimeve arbitrare të gazetarëve. Gjithsej 389 gazetarë janë në burgje në lidhje me punën e tyre, rreth 12 për qind më shumë sesa vitin e kaluar. Gjysma e tyre mbahen në burgje në Kinë, Egjipt dhe Arabinë Saudite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë