Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

48-vjeçarja në Korçë humb jetën, djali akuzon mjekët: I dhanë mjekim dhe e nxorrën nga spitali, mami kishte shumë shqetësime

16 Nëntor 14:28

Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi. Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët.

Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.

Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.

“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. E çuam në spital, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë.

Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër”, tha djali.

Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Korçë spital

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen dy persona
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.