E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

47-vjeçari arrestohet për kultivim droge/ Kishte përfshirë në krim edhe nipin e mitur

Ferid Dedej, 47 vjeç, u arrestua këtë të diel gjatë një operacioni të koduar “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR”. Blutë e Tiranës prangosën 47-vjeçarin si autor të kultivimit të një sasie kanabisi, me lartësi deri në 1.5 metër.

 

Reklamë

Sipas policisë, Ferid Dedej kishte përfshirë në aktivitetin kriminal edhe nipin e tij 17-vjeçar, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Penalisht po hetohet edhe kryeplaku i fshatit, Abaz Gjediku, 53 vjeç, për “Shpërdorim detyre”.

 

“Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele.

– 1 (një), armë e ftohtë thikë,

– 4 (katër), telefona celularë.

– disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike”, njoftoi policia. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë