Kronikë
46-vjeçari rrëzohet nga pema dhe vdes në vend

Një 46-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të enjteje në Berat. Ai ishte punonjës i ndërmarrjes së gjelbërimit dhe po punonte në brigje e lumit Osum.
Viktima është identifikuar si shtetasi Shkëlqim Metkaj i cili kishte hipur mbi pemë dhe po e shkurtonte atë me sharrë elektrike.
Por më pas ai është rrëzuar. Për shkak të plagëve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në vend.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




