E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

45 vjeçari që terrorizoi fshatin dhe policinë kishte probleme mendore

Pas në shumë se 12 orësh në arrati dhe shkëmbim zjarri të herëpashershëm, forcat RENEA kanë arrestuar 45-vjeçarin Josif  Kavaja.

 

Ai u kap gjatë orëve të para të mëngjesit në një zonë të pyllëzar të fshatit Seltë në Elbasan, ku qëndronte i fshehur. Gjatë operacionit, 45-vjeçari u plagos nga forcat Renea pasi hapi zjarr ndaj tyre.

 

Reklamë

Ky është momenti kur Josif Kavaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Nën masa të rrepta sigurie, 45-vjeçari u dërgua në sallën e operacionit me një karrige me rrota, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Josif Kalaja sulmoi me arme policine pasditen e të entjes. Efektivët kishin informacion se 45-vjeçari mbante në banesë armë zjarri pa leje.

 

Nga të shtënat nuk pati efektivë të lënduar. Ndërsa agresori u largua drejt pyllit me shpejtësi.

 

Policia rrethoi zonën dhe i bëri thirrje të vazhdueshme për tu dorëzuar por ai nuk pranoi ndërsa hapi zjarr në drejtim të tyre. Gjatë ndalimit policia gjeti dhe armën tip pushkë dhe një sopatë.

 

Mësohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është rasti i dytë në Elbasan ku qëllohet në drejtim të policisë. Më herët forcat Renea vranë Lefter Zhidrun i cili terrorizoi qytetin për orëtë tëra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë