Kronikë
45-vjeçari pendohet pasi vrau gruan: Tentova disa herë të vetëvritem

Lulzim Cuku ka tentuar disa herë vetëvrasjen pas krimit të rëndë që kreu brenda familjes, duke i marrë jetën gruas me thikë. Ai u vetëdorëzua këtë të dielë në Komisariatin e Burrelit pasi u shpreh i penduar për ngjarjen. Ai ka rrëfyer para bluve të Matit se ka tentuar të largohet me makinë drejt Dibrës, për t’i shpëtuar policisë, por nuk e bëri dot diçka të tillë për shkak të pendesës.
Reklamë
“Kam tentuar disa herë të vetëvritem dhe jam shumë i penduar për krimin që kam bërë”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Lulzim Cuku e goditi tre herë me thikë bashkëshorten Manjola Cuku, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se ngjarja ndodhi për arsye xhelozie.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




