E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

44-vjeçarja nga Berati me COVID-19/ Dyshime se ka infektuar edhe njerëz të tjerë

Një 44-vjeçare nga fshati Rroshnik në Berat ka rezultuar pozitive me koronavirus. 44-vjeçarja jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10 ditë më parë është kthyer të jetonte në ish/banesën e  saj në fshatin Rroshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

 

Reklamë

Mësohet se ditën e djeshme, pasi kishte dyshuar se mund të ishte e prekur me koronavirus, ajo ka shkuar për një analizë tek Drejtoria e  Higjienës dhe Shëndetit Publik në Berat, pa njoftuar asnjë nga të afërmit. Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.

 

Reklamë

Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjienës dhe forcat e policisë  për të bërë karantinimin e banesës dhe  dezifektimin e saj.

 

Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10 ditë më parë ndërsa ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë