Një 41-vjeçar u arrestua pasi përndoqi një 31-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë. Ai ishte i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë.

Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *