E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

41-vjeçari në Kuçovë plagoset me thikë pas një konflikti të çastit

Një 41-vjeçar në Kuçovë ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme.

 

Shtetasi  me iniciale E.B ka mbetur i lënduar pas një konflikti të çastit.

 

Reklamë

Aktualisht 41-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia po kqyr kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Kuçovë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:20, në qytetin e  Kuçovës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasi E.B., 41 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

 

Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë