E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

40 vjeçari u ekzekutua me silenciator në makinë (EMRI)

Tirana u trondit mbrëmjen e kësaj të enjte teksa një person u vra me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se emri i viktimës është shtetasi Hekuran Billa.

Ekzekutimi i tij ndodhi rreth orës 22:00 në një nga rrugët kryesore të “Komunës së Parisit”.

Viktima ishte me makinën tip BMW X6 me targa AA 888 OH, teksa nga një tjetër mjet është qëlluar me silenciator.

Reklamë

40 vjecari ka gjetur vdekjen menjehere, ndërsa mes kalimtarëve është krijuar menjehere një panik i madh.

Hekuran Billa rezulton person me precedente penal pasi ka qene i denuar ne Britani per vrasjen e 22 vjecarit shqiptar Prel Marku ne vitin 2006, per te cilin u denua me burg te perjetshem.

Dyshohet se autor i vrasjes ka qene nje person me kapele i cili eshte ndihmuar nga nje tjeter shtetas per tu larguar me pas me makine.

Mjeti i autoreve eshte djegur ne fshatin Peze e Vogel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë