Këtë të shtunë pritet të mbërrijnë mbi 40 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca. Kështu u shpreh zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.

 

“Mbi 40 mijë doza të AstraZeneca do të vijnë ditën e sotme. Në ditët në vijim do të vijnë sasi të tjera të programuara, Pfizer dhe të vaksinës kineze. Shtohet stoku për të vijuar vaksinimin masiv. Deri në këto momente janë mbi 316 mijë individë të vaksinuar.”

 

Asnjë i vaksinuar nuk ka shfaqur efekte anësore serioze, bëri me dije Tomini. Shqiptarët, sipas saj, e kanë përkrahur masivisht procesin e imunizimit dhe nuk bëhet fjalë për refuzim të vaksinës.

 

“Do të thosha më shumë shtyrje në kohë të individëve që e kanë kaluar sepse kanë krijuar antikorpe. Popullata e ka përkrahur masivisht vaksinimin. Kemi patur efekte anësore, kemi survejancë për reaksionet apo ngjarjet e padëshiruara pas vaksinimit. Janë minimale, jo esenciale, nuk kemi patur asnjë rast serioz. Nuk flasim për temperaturë, dhimbje trupore apo dhimbje kockash apo të vjella.”

 

Duke vlerësuar që situata aktuale epidemiologjike është optimiste, Eugena Tomini deklaroi se është ende herët për të hequr të gjitha masat kufizuese. Ajo tha se ndonëse procesi i vaksinimit vijon, jemi ende larg imunitetit kolektiv.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *