Kronikë
4 viktima dhe mbi 600 të infektuar sot nga COVID

631 persona të infektuar me COVID-19 dhe 4 të vdekur. Ky është bilanci i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë për situatën e pandemisë gjatë 24-orëve të fundit.
Mësohet se rastet e reja janë identifikuar kryesisht në Tiranë, Durrës, fier, Sarandë, Elbasan etj, ndërkohë që në total janë kryer 3700 testime në të gjithë vendin.
Reklamë
Sa i takon 4 viktimave, ato i përkasin grupmoshave nga 62 deri në 86 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



