4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë identifikuar 299 raste të reja me koronavirus, nga 1315 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 81-vjeçar nga Gramshi.

 

Po ashtu, këtë të diel janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,  6 raste në Pogradec dhe Përmet,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.”

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4113

Durrës                  757

Fier              510

Shkodër                 497

Korçë                    488

Lezhë                     383

Elbasan                 348

Vlorë                    319

Berat                     229

Kukës          183

Gjirokastër             102

Dibër            97

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *