Katër persona raportohen të vdekur deri tani nga tërmeti i fuqishëm që ra mbrëmjen e kësaj të premteje në Turqi. Sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu janë për katër jetë të humbura, ndërsa 84 shtetas të tjerë janë plagosur.
Po ashtu, raportohet për 4 ndërtesa të shkatërruara. Rreth ngjarjes reagoi edhe Presidenca turke, e cila u shpreh se presideti Recep Tayip Erdogan po e ndjek nga afër situatën.
Gjithashtu, në terren kanë zbritur me urgjencë edhe ministrat e qeverisë, të cilët po japin ndihmën e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit. Tërmeti me magnitudë 6.8 ra në pjesën lindore në Elazig, ndërsa në “Twitter” u shpërndanë video nga momenti i lëkundjeve dhe kur njerëzit dilnin jashtë të frikësuar.





