Subscribe

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka arrestuar pedagogun e Akademisë së Sigurisë, kryekomisar Qetësor Gurra.

 

Në pranga ka rënë gjithashtu dhe kandidati për gradën komisar, aktualisht inspektor i Policisë Rrugore Dritan Lelaj. Ndaj tyre SPAK vendosi masën arrest me burg.

 

Sipas SHÇBA, gjatë hetimeve u vërtetua se të dy punonjësit e policisë ishin të përfshirë në skemë korrupsioni sa i takon procesit të provimeve për gradë pranë Akademisë së Sigurisë. Konkretisht Gurra kishte dhënë premtimin për favorizim të padrejtë për kandidatin Lelaj për të përfituar gradën ‘Nënkomisar’.

 

Për këtë gjë, mësohet se Lelaj i ka ofruar kolegut të tij Gurra një shumë prej 4 mijë eurosh, para të cilat ky i fundit i ka pranuar.

 

Është dokumentuar gjithashtu se të dy këta persona, në procesin e konkurrimit kishin falsifikuar dokumente me qëllim kualifikimin përfundimtar të kandidatit Lelaj.

 

Ata akuzohen për falsifikim dhe ndikim i jashtëligjshëm për personat që ushtrojnë  funksione publike ku rrezikojnë burgim deri në 13 vite. Në muajin mars ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu, e kishte vlerësuar Qetësor Gurrën me certifikatë motivuese për karrierë dhe për kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *