E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

4 kosovarë të fshehur në furgon, pranga 51-vjeçarit

Në prangat e Policisë së Durrësit ra një 51-vjeçar që jeton në Belgjikë. Shtetasi me inicialet S. N. u kap duke transportuar katër kosovarë me një furgon.

 

Ai do t’i ndihmonte kosovarët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Kalimi do të bëhej përmes Pikës Kufitare të Portit të Durrësit dhe në këmbim 51-vjeçari do të merrte një shumë parash.

 

Reklamë

Kosovarët do të përdornin dokumente të ngjashme me të disa shtetasve të tjerë për të kaluar pa problem. Por plani i tyre u prish pas kontrollit të ushtruar nga policia.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë