E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

39 viktimat në kamion, arrestohen dy persona të tjerë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin e vrasjes së 39 personave të gjetur të vdekur në një kamion në Essex.

 

Perosnat e arrestuar janë një burrë dhe një grua, të dy 38 vjeç, nga Ëarrington, Cheshire.

 

Reklamë

Detektivët janë akoma duke marrë në pyetje shoferin e kamionit me dyshimin e vrasjes.

 

Viktimat, 31 burra dhe tetë gra, besohet se janë kineze.  Policisë së Essex i është dhënë kohë shtesë për të marrë në pyetje shoferin Mo Robinson, të County Armagh në Irlandën Veriore, i cili u arrestua të mërkurën.

 

Ekzaminimet në lidhje me shkaqet e vdekjes pritet që të të fillojnë së shpejti pasi 11 trupat e parë u transferuan nga Porti Tilbury në Spitalin Broomfield në Chelmsford.

Vazhdo të lexosh

Reklamë