E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Manastirliu: Me shtimin e ambulancave, kemi dyfishuar edhe ekipin e Urgjencës Kombëtare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se shtimi i ambulancave të reja është shoqëruar edhe me një rritje të numrit të punonjësve në Urgjencën Kombëtare.

 

Reklamë

Gjatë prezantimit të flotës me 36 ambulanca të reja, ministrja tha se ato përmbajnë të gjitha pajisjet jetëshpëtuese.

 

 “Janë 36 autoambualanca të reja, të mirëpajisura me të gjitha pajisjet jetështëtuese. Janë një investim i qeverisë shqiptare, në kuadër të të gjithë investimeve të përgjigjes ndaj pandemisë. Vetëm në dy vitet e fundit flota e autoambulancave është zgjeruar me 80 autoambulanca të reja. Ekipi i Urgjencës Kobëtare është dyfishuar, pasi sigurisht që me rritjen e numrit të autoambulancave, pra me flotën e re, kërkohet edhe një numër më i madh i stafit dhe tashmë është i dyshfishuar.”

Më shumë video

Reklamë