E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

35 vjeçari rreh keq gruan në sy të fëmijëve, i riu aksidenton 8 vjeçaren, disa të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë arrestuar orët e fundit nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

 

Reklamë

Efektivet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

 

Reklamë

Ndërkohë në pranga përfundoi edhe O. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Bulevardi Migjeni”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

 

Forcat e  Komisariatit Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin në pronësi të tij, zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

 

Ndërsa shtetasi A. D., 52 vjeç, u kap pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë