E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

33-vjeçari tenton t’i ikë policisë, i gjendet kokainë në makinë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 33-vjeçar këtë të martë.

 

Shtetasi me inicialet E. K., 33 vjeç, u kap në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa lëvizte me mjetin e tij.

 

Reklamë

Kur ju bë shenjë nga efektivët që të ndalonte, ai braktisi makinën dhe tentoi të largohet me vrap.

 

Gjatë kontrollit, blutë e Tiranës gjetën brenda mjetit kokainë, që u sekuestrua si provë materiale.

 

Në prangat e policisë ra edhe një 30-vjeçar, i cili lëvizte me kokainë me vete.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë