E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

32-vjetori i ndarjes nga jeta, përkujtohet Lasgush Poradeci

Në kuadrin e 32-vjetorit e ndarjes nga jeta të Lasgush Poradecit, Bashkia Pogradec përkujtoi modestisht veprën dhe emrin e tij.

 

Zv/kryetarja Entela Gusho sëbashku me stafin e Qendrës së Artit dhe Kulturës “Lasgush Poradeci” zhvilluan homazhe në nder të gjeniut të letrave shqipe pranë vendit ku shpirti i tij prehet prej 32 vitesh dhe më pas tek shtatorja në qendër të qytetit.

 

Reklamë

Gjatë përkujtimit nuk munguan as recitimet nga trupa e teatrit të poezive nga vepra “Kamadeva” aq e dashur per Lasgush Poradecin.

 

Nënkryetarja Entela Gusho tha se jovetëm Lasgush Poradeci por edhe te gjitha figurat e njohura te Pogradecit do të perkujtohen në ditët e lindjes dhe vdekjes së tyre, në mënyrë që të vlerësohet figura dhe verpa e tyre dhe të përçohet tek brezat pasardhës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë