E hënë, 5 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

32-vjeçarja denoncon babain e moshuar: Më ka përdhunuar që 5-vjeç, këtë muaj edhe më ka dhunuar

Një 32-vjeçare nga Selaniku ka denoncuar për përdhunim në polici babain e saj 70-vjeç.

Sipas policisë, vajza ka ngritur pretendimin se ajo është abuzuar seksualisht nga babai i saj për herë të parë në vitin 1998, kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.

Reklamë

Në denoncimin e saj, vajza thekson se ai e ka përdhunuar sërish në gusht 2023 dhe nëntor të të njëjtit vit, ka tentuar ta përdhunojë në mars 2024 dhe i ka shkaktuar lëndime fizike në qershor të po këtij viti.

70-vjeçari, i cili ka probleme të rënda shëndetësore dhe jeton në të njëjtën shtëpi me vajzën e tij, po përballet aktualisht me akuzat për veprat penale të përdhunimit dhe dhunës në familje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë