31-vjeçari po vuan dënimin në Angli, Policia i sekuestron 500 mijë dollarë pasuri në Tiranë (Emri)
Policia e Tiranës ka arrestuar 500 mijë dollarë pasuri në pronësi të një 31-vjeçari, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.
Pasuritë i përkasin Vasil Durakut, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Duraku arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi. Ai e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.
Gjatë kontrollit, në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht: Një njësi tregtare, dy apartamente dhe një garazh.




