E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“ 300 mijë lekë për këdo që jep informacion për kultivuesit e kanabisit”

Për të gjithë ata që japin informacion për kultivuesit e kanabisit, policia e shtetit jep shpërblim prej 300 mijë lekësh. Sipas një njoftimi te bluve, çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm, duke ruajtur e garantuar anonimatin, ndërsa çdokush mund te kontaktoje numrin e linjës së gjelbër falas 0800 90 90.

 

Për këtë është ngritur një grup pune, që do të trajtojë dhe shqyrtojë të gjitha të dhënat apo informacionet që qytetaret do të ofrojnë duke nisur nga trafikimi i farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen e narkotikëve por dhe informacion mbi personat që do të tentojnë kultivimin e hashashit.

 

Reklamë

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë