Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiljano Ramazanit. Në pretencë, SPAK ka kërkuar edhe 12 vite burg për Euglent Halilin, për shkak se ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka zbardhur dy vrasjet që tronditën Elbasanin.

 

Në seancën e kësaj të marte, i pranishëm në sallën e gjyqit ishte dhe babai i Runajt i cili kërkoi dënimin maksimal për autorët e vrasjes së të birit.

 

Emiljano Ramazani u ekzekutua në korrik të vitit 2020 në afërsi të banesës së tij teksa po parkonte mjetin. Ndërsa pak ditë më pas u vra edhe shoku i tij i ngushtë Rigers Runaj. Ky i fundit u masakrua disa herë me thikë në varrezat e qytetit.

 

Ishtë dëshmia e Euglen Halilit ajo që ndihmoi SPAK-un për zbardhjen e vrasjeve. Halilaj ka rrëfyer se urdhëri për ekzekutimet është dhënë nga Erjon Alibej. Sipas tij, Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar në mënyrë që të vëzhgonte dhe të raportonte lëvizjet e Ramazanit. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimin ishte kontaktuar Nuredin Dumani.

 

Në dëshminë e tij Halili ka thënë se Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emrat e personave që do të vriteshin. Mësohet se Ramazani është vrarë pasi sipas Alibejt ai kishte patur rolin e vëzhguesit në masakrën e Bradasheshit në Dhjetor 2018 ku u vra xhaxcahi dhe shoku i Alibejt.

 

Madje një ditë pas krimit ishte vetë Alibej që i kishte dërguar një mesazh vëllait të Ramazanit duke e ngushëlluar.

 

Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, urdhëri ishte që brenda javës të vritej edhe Runaj. Halili dhe Hoxha i dinin lëvizjet e Runajt dhe faktin se ai ishte perdorues i lëndëve narkotike. Pasi kanë konsumuar hashash në varrezat e qytetit, Euglen Halili e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *