Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës.

 

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë për rreth 2 orë e 30 minuta.

 

30 mijë maturantëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit tëparë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Njësoj si  vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

 

Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit. Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *