E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

30 mijë euro, vlera e bizhuterive të grabitura përballë Drejtorisë së Policisë

Një argjendari është grabitur pak pas mesdites në qytetin e Elbasanit.

Një person me kapele është futur në dyqanin që ndodhet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së qytetit.Nën kërcënimin e armës ai ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme të floririt si varëse, byzylykë, unaza dhe një shumë të konsiderueshme parash që ndodheshin në arkë.

Reklamë

Burime të policisë thanë se vlera e bizhuterive të marra arrin deri në 30 mijë euro.

Nga hetimet është bërë i mundur identifikimi i autorit, por jo kapja e tij. Në vendngjarje është sekuestruar ndwrkohw arma pistoletë që është përdorur për vjedhjen.

Policia ka marrë dëshminë e punonjëses dhe të personave që gjendeshin pranë si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Më shumë video

Reklamë