E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“30 djem i kemi sot jashtë vendit”/ Bashës në Kukës: Të çlirohemi nga kjo braktisje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Kukës, teksa premtoi se kur të marrë pushtetin do të heqë taksën e Rrugës së Kombit. Ndërsa theksoi se fuqizimi e ekonomisë është prioriteti i progamit të PD-së.

 

Sakaq, në bisedën që zhvilloi me qytetarët në Kukës në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, një nga banorët ngriti shqetësimin  e largimit të të rinjve nga vendi. Ai u shpreh se janë 6 vëllezër dhe kanë 30 djem që janë jashtë vendit.

 

Reklamë

Lidhur me këtë, kryedemokrati u shpreh se është e nevojshme që të çlirohemi nga braktisja. Sipas tij, zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëhere e përgjithmonë këtij fenomeni.

 

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! E ardhmja u takon të rinjve”, shkruan Basha krahas videos së shpërndarë në “Facebook”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë