Bota
3 viktima nga tajfuni në Japoni

Tajfuni “Lan” shkaktoi 3 të vdekur e disa të plagosur në brigjet jugore të Japonisë. Erërat e fuqishme deri 165 km/h dhe shirat e dendur, kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje të tokës. Sipas ekspertëve, “lan” po lëviz me shpejtësi drejt verilindjes si një stuhi e kategorisë së dytë.
Mbi 2.2 milionë familje po përgatiten për evakuim. Mediat lokale flasin për qindra shtëpi të përmbytura nga uji. Të hënën, 350 fluturime u anuluan prej stuhisë, ndërsa një ditë më parë ishin pezulluar dhe 500 të tjera. Raporte edhe për trena pasagjerësh të bllokuar gjatë natës, për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




