Subscribe

Tre punonjës pranë Portit të Durrësit u arrestuan nga policia, në kuadër të hetimeve për 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në konteinerët e “BanaKing”.

 

Në pranga përfunduan Lavdosh Zerba, agjent doganor në Portin e Durrësit, Julian Merhori dhe Bujar Qurku, agjent i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

 

Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë ndjekur procedurat standarde të kontrollit të konteinerit.

 

Në lidhje me skandalin, janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë, përfshirë përfaqësues të kompanisë se njohur ne treg me emrin “BanaKing”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *