Subscribe

Vdes i pari shqiptar nga sëmundja Covid-19 jashtë territorit të vendit tonë, në Indonezi. Bëhet fjalë për një 84 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Humbja e jetës së të moshuarit konfirmohet për Vizion Plus edhe nga Ministria jonë e Jashtme, e cila është në pritje të informacioneve nga Ministria e Jashtme e Indonezisë.

 

Përveç një viktime, mes 369 të të infektuarve me koronavirus në Indonezi janë edhe tre shtetas të tjerë shqiptar. Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre, nëse janë shtetas të Indonezisë apo ndodheshin në vendin aziatik për arsye të tjera.

 

Burime nga Ministria e Jashtme, pas konfirmimit të vdekjes së një shqiptari dhe infektimit të tre të tjerëve nga koronavirusi, thonë se janë në komunikim më Ministrinë e Jashtme atje, për të marrë gjithë informacionin mbi gjendjen e të infektuarëve.

 

Deri më tani numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Indonezi është në shifrën 32. Njëri prej të cilëve është edhe 84 vjeçari me origjinë shqiptare.

 

Ndërsa mes 369 të infektuarëve janë edhe tre shqiptarë për të cilët nuk ka ende informacion nëse janë të vetëkarantinuar apo po marrin shërbim mjekësor në Indonezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *