E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

3 qytetarë humbin jetën, zbulohen 152 raste të reja me COVID

3 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 152 raste të reja pozitive, nga 1008 testime të kryera.

 

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se kanë humbur betejën me COVID një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza dhe një 67-vjeçar nga Klosi.

 

Reklamë

 “Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.”

Po ashtu, janë shëruar 194 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2638
Durrës 571
Shkodër 392
Elbasan 254
Lezhë 265
Korçë 242
Fier 224
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 118
Dibër 94
Gjirokastër 60

Vazhdo të lexosh

Reklamë