Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht.

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat vuri theksin tek rëndësia e pjesëmarrjes së lartë në qendrat e votimit.

 “Unë nuk jam kurrë rastësisht në Elbasan. Kam një dashuri për këtë qytet. Kam pasur nderin të shërbej si deputet. Vlerësoj qytetarin, zgjuarsinë, kulturën dhe shpirtin. Ndaj, dua t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë dalë akoma, të votojnë, të dalin masivisht, sidomos pas drekës familjare. Të votojnë për familjet e tyre dhe të ardhmen e Elbasanit. Ka një pjesëmarrje shumë të mirë, por ka akoma qytetarë që duhet t’i drejtohen kutive të votimit. Mos prisni një shans të dytë. Merrni fatin e familjeve tua. Kjo është thirrja që iu bëj qytetarëve. Është dita e fuqisë suaj.”

Pas vizitës së tij në Elbasan, Basha njoftoi se do të niset për në Durrës, tek zyrat e shtabit të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *