Subscribe

Dhunë, kaos, gaz lotsjellës dhe të plagosur. Kjo ka qënë situata e krijuar nga protesta e thirrur nga ish lideri historik Sali Berisha në selinë e partisë dekokratike, ku kërkoi largimin e Lulzim Bashës.

 

Qindra protesuest të mbloedhur në godinën e pd kanë shkelmuar dyert dhe dritaret dhe në orën 11 e 30 minuta një grup rej tyre arritën të hyjnë në katin e parë të selisë.

 

Shumë të tjerë kanë përdorur edhe mjetë të forta për të hyrë në katin e dytë të goditës aty ku kryetari i PD, Basha po zhvillonte mbledhjen e thirrur me krerët e degëve.

 

Ky ka qënë edhe momeni që ka shenuar përplasjet e dhunshme mes protesuesve dhe mbështetësve te Bashës,  pasi individë nga brenda selisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë goditur me shkopinj disa prej tyre që tentuan të hipnin me shkallë në godinë.

 

Situata ka precipituar ku nuk munguan edhe të plagosur nga kjo protestë edhe pse ish lideri Sali Berisha bërri thirrje për vetepërmbatje dhe durim nga oborri I selisë

 

Përpjekja e protestuesve për të hyrë brenda zgjati shumë minuta. Disa prej tyre sollën edhe shkallë të tjera duke u përpjekur për tu ngjitur në katin e dytë. Ata thyen edhe disa dritare, por nuk mundën të hyjnë dot.

 

Paralelisht me këtë përpjekje, në ambjentet e brendshme tubuesit përdorën një mjet te posacëm për shembjen e deres. Por ata arritën vetëm të hapnin një pjesë të saj.

 

Ky ishte dhe moment kur drejtuesit e partisë demokratike kërkuan ndërhyrjen menjëhershme të policisë së shtetitme argumentin se po u rrezikohej jeta.

 

Policia iu përgjigj pozitivisht apelit dhe në vetëm pak minuta , forcat speciale të RENEAS dhe ndërhyrjes së shpejtë,  që ishin pranë selisë së parlamentit, u zhvendosën drejt ambientet e jashe të PD.

 

 

Ata hodhen gaz letosjellës, ujë me presion dhe qëlluan me plumba gome në drejtim të protestuesve duke marrë në mbrojte godinën e PD .

 

Si pasojë e gazit lotsjellës ndaj turmës ish-kryeministri ka shfaqur probleme me frymarjen ndërsa së bashku me mbështetësit e tij u larguan.

 

Pjesa tjetër e protestuesve u zhvendos në unazë, ndërsa Berisha ishte I fundit që u largua duke iu bashkuar atyre.

 

Por ky nuk ishte moment I fundit I protestes. Berisha dhe mbështetësit marshuan drejt bulevardit qendror si dhe para kryeministrisë, aty ku  Berisha tha protesta e kësaj të shtune eshtë vetëm fillimi

 

Më pas Berisha dhe protestuesit e tjerë tentuan sërisht të kthene në ambientet e jashme të PD, por nuk janë lejuar nga polcia.

 

Forcat speciale  kishin bllokuar të gjitha hyrjet krysore , duke vazhduar të mbajjë nën kontrollë seline blu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.