E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

3 makina përfundojnë në det/ Policia merr në pyetje drejtuesit e mjeteve

Tre automjete tip fuoristradë dhe një skaf me një motor u gjetën mengjesin e kësaj të hëne ne brendesi et detit në Vlorë.

 

Reklamë

Automjetet së bashku me skafin u gjetën në zonën e Plazhit të Ri. Nga të dhënat e para dyshohet se tre makinat ngecën gjatë tetnativës për të nxjerrë skafin nga deti.

 

Në vendngjarje mbërritën uniformat blu të cilat sekuestruan skafin dhe morën në pyetje njërin prej pronareve të mjeteve.

 

Mësohet se ai ka deklaruar se pasi u bllokua mjeti i parë, u futën dy makinat e tjera në det për t’i ardhur në ndihmë por që dhe ato ngecën. Pavarësisht deklarimeve po vijojne hetimet per te pare nese makinat mund të jenë bllokuar gjatë një tentative për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.

 

Më shumë video

Reklamë