Opozita joparlamentare bën apel për mbylljen sa më shpejt të reforma zgjedhore.

Kërkesa u bë nga përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bylykbashi dhe Vasili  deklaruan se reforma duhet të rinisë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

Në një njoftim të shpërndare për mediat nga selia blu, u ribënë të ditura edhe 3 kërkesat e opozitës:

1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.

3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Së fundmi edhe bashkëkryetari I reformes zgjedhore, Damian Gjiknuri nëpërmjet një interviste për Vizion Plus rikonfirmoi vullnetin e mazhorancës për të dëgjuar dhe diskutuar mbi propozimet dhe kërkesën e opozitës në mënyrë që “zgjedhorja” të permbyllet sa me shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *