Asgjë nuk shijon më shumë sesa një tave peshku buzë detit, deri në momentin kur një halë të kalon keq në fyt. Të gjithëve na ka ndodhur një gjë e ngjashme dhe të alarmuar nuk kemi ditur ç’të bëjmë, ndaj duke njohur këtë shqetësim Living do t’ju tregojë ndihmën e parë në kësi rastesh.

 

Kujdes: Asnjëherë mos përdorni një vegël ose një objekt tjetër të për të të zhvendosur halën, këtë gjë mund ta bëjë vetëm një specialist.

 

1. Kollituni

 

Gjëja e parë që ju do të bëni instiktivisht është kollitja. Presioni i ajrit gjatë kollitjes do të spostojë halën nga fyti.

 

2.Tul buke

 

Merrni tulin e një fete buke dhe futeni të gjithin në gojë pa e copëtuar. Buka mund ta zhvendosë halën ndërsa ju gëlltiteni.

 

3. Provoni vajin e ullirit

 

Vaji i ullirit është një lubrifikant i shkëlqyer pasi nuk shpërbëhet shpejt ndaj funksionon më mirë se uji ose qumështi. Vajrat janë më të rënda se lëngjet e tjera kështu që nëse hala është e vogël mund të zhvendoset lehtësisht.

Nëse keni një dhimbje të fytit ose simptoma të tjera duhet të vizitoheni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *